Pas Kryemadhit, Meta thirret në SPAK: Po shkoj të takoj Dum Dumanin

Nga A2 CNN
13 Qershor 2024, 10:20 | Aktualitet

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është thirrur ditën e sotme në SPAK. Për gazetarët, Meta zgjodhi që të mos tregonte se për cilën çështje ishte thirrur, por vijoi sulmet në drejtim të Altin Dumanit. Kreun e këtij institucioni të drejtësisë së re, Meta e thirri “Dum Dumani”, sipas së cilit merr urdhra nga kryeministri Edi Rama.

“Po shkoj të takoj Dum Dumanin. A e njeh Dum Dumanin? Është ai që nuk guxon të hapë çështjen e McGonigal, që është kokë e këmbë me Edi Ramën, që nuk guxon të përdorë emrin e Edi Ramës, as për çështjen e Berishës...unë po shkoj të Dum Dumani”, tha Meta.

Një ditë më parë, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme u paraqit bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi. Referuar deklaratës që dha për gazetarët pas 5 orëve marrje në pyetje në SPAK, Kryemadhi tha se është thirrur si “person në dijeni”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos