Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u nis sot për në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP, (Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore), ku mikpritëse është Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.
Gjithashtu, Presidenti Begaj pritet të zhvillojë disa takime dypalëshe. Kreu i Shtetit do të takohet me Kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri dhe me ish-Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Presidenti i Republikës do të mbajë një fjalë në këtë samit, si edhe do të jetë pjesë e Trojkës që do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të punimeve të Samitit. Shqipëria do të marrë kryesimin e kësaj organizate të rëndësishme rajonale për vitin 2024-2025. (A2 Televizion)