Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Nga Çaku Tafa
13 Qershor 2024, 10:15 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur, paraditen e së enjtes, në aksin Levan-Tepelenë. Një mjet tip “Ford”, që drejtohej nga një vajzë rreth të 30-ta ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca që kanë shoqëruar për në spitalin e Fierit drejtuesen e automjetit.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

"Më datë 13.06.2024, rreth orës 10:00, në Kafaraj, shtetasja M. B., 34 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja M. B., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia. 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024