"Benzi" përplaset me shkëmbin në Bypass-in e Vlorës, humb jetën 24 vjeçari

Nga A2 CNN
12 Qershor 2024, 16:22 | Kronikë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Bypass-in e Vlorës, sapo kalon zonën e Kaninës.

Mësohet se një automjet tip "Benz" është përplasur me pjesën shkëmbore përgjatë saj. Për pasojë mjeti është përmbysur në mes të rrugës duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit 24-vjeçar.

Ndërkohë pasagjeri ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital.

"Reth orës 16:00, në bypassin-in e Vlorës, në afërsi të fshatit Kaninë, shtetasi I. P., rreth 24 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe si pasojë automjeti është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës. Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi D. K., rreth 23 vjeç, është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve."

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni