Kundërshton dënimin, Apeli shtyn seancën për Safet Gjicin

Nga A2 CNN
13 Qershor 2024, 10:05 | Kronikë

Kundërshton dënimin, Apeli shtyn seancën për Safet Gjicin

Apeli i Gjykatës së Posaçme shtyn për më 20 qershor seancën ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Shkak i shtyrjes u bë mungesa në seancë e të bashkëpandehurës së tij, Alma Kaçi.

Në Apel, Gjici kundërshton dënimin me 2 vjet burg për "shpërdorim të detyrës", ndërsa Kaçi dënimin me 1 vit e 6 muaj për "prostitucion".

Më 16 qershor 2023, Gjici u shfaq në një video të publikuar online, duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit.

Më vonë, u publikua një tjetër fragment i asaj videoje ku Gjici diskutonte me vajzën në fjalë për mundësinë e akordimit të një tenderi për menaxhimin e qenve endacakë të qytetit të Kukësit.

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024