Zjarri te Komuna e Parisit nisi nga kompresori i frigoriferit të një marketi

Nga A2 CNN
25 Janar 2025, 22:48 | Kronikë

Zjarri te Komuna e Parisit nisi nga kompresori i frigoriferit të një

Zjarri që ra pasditen e sotme në kompleksin e pallateve “Kika” në zonën e Komunës së Parisit la pas tre automjete të djegura dhe 4 banorë të asfiksuar që u trajtuan me ndihmë mjekësore në spital, por nuk ka probleme që mund t’ju rrezikojnë jetën.

Policia dhe zjarrfikësit ndërhyjnë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe për evakuimin e banorëve, duke i vendosur nën kontroll pas rreth një ore.

Aktualisht ka prezencë tymi në disa banesa, dhe pas stabilizimit të situatës banorët do të kthehen në banesat e tyre, shkruan A2.

Nga veprimet paraprake ka rezultuar se zjarri te parkimi nëntokësor i kompleksit “Kika 1” ka nisur nga kompresori i frigoriferit të një marketi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos