Berisha njofton datën e protestës së madhe të opozitës: Më e fuqishmja!

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2024, 12:24 | Politikë

Berisha njofton datën e protestës së madhe të opozitës:

Kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar se në 23 dhjetor do të mbahet protesta e radhës e opozitës, të cilën ai e ka cilësuar si dita më e fuqishme e mosbindjes civile.

Lajmin Berisha e bëri të ditur përmes një deklarate për mediat, ku ftoi qytetarët që të marrin pjesë në këtë lëvizje të opozitës, shkruan A2 CNN.

Berisha gjithashtu hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke thënë se pushteti i socialistëve ka varfëruar dhe përzënë shqiptarët.

Kujtojmë se protesta e mëparshme e opozitës ishte në 27 nëntor, ku qindra qytetarë bllokuan rrugët e Tiranës, për të vënë në zbatim të ashtuquajturën mosbindje civile.

Berisha ka premtuar se protestat e opozitës do të vijojnë deri në zgjedhje, ku nga mazhoranca kërkohet vendosja e qeverisë teknike, për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, shkruan A2 CNN.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos