Dosja “Xibraka”, shtyhet për në 24 Maj paraqitja e Bardhit në SPAK

Nga A2 CNN
14 Maj 2024, 20:51 | Politikë

Dosja “Xibraka”, shtyhet për në 24 Maj paraqitja e Bardhit

Riaktivizimi i hetimeve për dosjen “Xibraka” pas denoncimeve të tij publike mbi përfshirjen e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, kanë bërë që Gazmend Bardhi të thirret në Prokurorinë e Posaçme.

Për kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ishte parashikuar që të paraqitej në SPAK ditën e nesërme, por është dashur rivendosja e një tjetër date, pasi Bardhi do të udhëtojë drejt Berlinit, për shkak të një agjende të paracaktuar disa ditë më parë për takime me zyrtarë të lartë në Bundestag.

Bardhi përmes një shkrese kishte vënë paraprakisht në dijeni SPAK, se ka një agjendë të paracaktuar nga 14-24 maj jashtë vendit dhe kërkon të pyetet në një datë dhe orë tjetër pas 23 majit.

Duke marrë parasysh kërkesën e Bardhit, organi i akuzës ka caktuar datën 24 maj për paraqitjen e tij.

“Në vijim të kërkesës së Kreut të Grupit të PD Gazment Bardhi për pamundësinë për tu paraqitur nesër në SPAK, për shkak të një vizite zyrtare në Bundestag, ju informoj se z. Bardhi do të paraqitet më datë 24.05.2024, ditën e premte, ora 10:00, me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni për rrethana të hetimit, në lidhje me procedimin penal nr. 88, të vitit 2024, të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas rifillimit të hetimeve të pezulluara në lidhje me procedimin penal nr. 335/1 (dojsa “Xibraka”), të vitit 2016 të regjistruar në ish-Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda, Tiranë.”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli