Frymëzohet Rama pas Athinës, PS propozim për votën e Diasporës, PD kërkon rikthimin e koalicioneve

Nga Fjorela Beleshi
14 Maj 2024, 18:06 | Politikë

Takimi i Kryeministri Edi Rama me emigrantët shqiptarët në Greqi duket se ka nxitur socialistët të ndryshojnë qasje sa i përket votës së diasporës. Sinjalet e fundit të shprehura muajt e fundit nga kreu i Qeverisë nuk linin shumë shpresë për zgjedhjet e vitit 2025, por emocionet e takimit të Athinës kanë përmbysur situatën.

Dy ditë pas kthimit në Tiranë, socialisti Damian Gjiknuri pohoi se ka paraqitur propozime konkrete në grupin e dialogut me opozitën, për t’i dhënë jetë votës së diasporës, por u kursye në detaje me mediat.

Demokrati Oerd Bylykbashi nuk e mendon të sinqertë propozimin e socialistëve. Sipas tij, mazhoranca ka një plan të detajuar për të kontrolluar edhe votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Opozita këmbëngul te rikthimi i koalicioneve parazgjedhore si garancia e vetme për rrotacion politik, ndonëse mazhoranca e ka bërë të qartë se përgjigja është negative.

A2CNN mësoi se të mërkurën, 6 deputetët e grupit të dialogut do të diskutojnë me kryekomisionerin Ilirijan Celibashi për votën e emigrantëve dhe votimin elektronik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos