"Putin, një Hitler i dytë!". Samiti për Ukrainën, Zelensky në Tiranë, kërkon prodhim të përbashkët armatimesh

Nga Fjorela Beleshi
28 Shkurt 2024, 22:08 | Politikë

Shqipëria do të vijojë përpjekjet për rivendosjen e integritetit territorial, sovranitetit, pavarësisë dhe lirisë së Ukrainës, si edhe për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë. Këtë gatishmëri gjeti presidenti Volodimir Zelenski në Tiranë, kryeqendrën shqiptare që ka dënuar nga dita e parë agresionin e paprovokuar rus në Ukrainë. Pas seancës në Këshillin e Sigurimit si drejtuese e saj, Shqipëria rezervoi dhe një Samit të posaçëm Ukrainë- Europa Juglinodre.

Volodymir Zelenski dhe Edi Rama priten 7 liderët e Europës Juglindore në tapetin e kuq  në Pallatin e Kongreseve nga Moldavia deri tek Kosova dhe Serbia.

Në tryezën e Samitit Ukrainë-Europa Juglindore Volodimir Zelensky kërkoi bashkëpunimin e Ballkanit për të prodhuar bashkërisht armatime.

Për të fituar luftën ndaj Vladimir Putin, Ukraina ka ende nevojë për mbështetje financiare dhe ushtarake. Ky ishte mesazhi që Volodimir Zelensky përcolli nga Samiti i Tiranës, një apel i drejtuar jo vetëm për vendet e Europës Juglindore, por për mbarë bashkësinë ndërkombëtare.

Duke e konsideruar sulmin rus si një kërcënim serioz për sigurinë e Europës, Zelenski dhe Rama ngritën alarmi se Vladimir Putin mund ndikojë për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Përfundimet e Tryezës me dyer të mbyllura nuk përçoi shumë optimizëm në foton familjare. Kjo u vrenjtë në diskutimet mes Zelenskyt dhe Aleksandër Vuçic.

Presidenti serb ia kishte dalë që deklarata e Samitit të Tiranës të mos shkonte përtej angazhimit për mbështetje të Ukrainës, teksa u hoqën nga drafti i saj pika për sanksione ndaj Rusisë, dhe referencat për shtetet pjesëmarrëse në tryezë, duke shmangur kështu emrin e Republikës së Kosovës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli