Vula në dorën e Berishës, ja festa e “Rithemelimit” brenda në Gjykatën e Apelit (VIDEO)

Nga A2 CNN
11 Qershor 2024, 13:32 | Politikë


Ivi Kaso, Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia, përfaqësues të “Rithemelimit” dolën të buzëqeshur nga seanca në Apel, pasi ia dolën të fitonin çështjen. Vula e Partisë Demokratike i përket tashmë Sali Berishës dhe jo Lulzim Bashës.

A2 CNN sjell momente nga “festa” e Rithemelimit, ku nuk mungojnë shtrëngimet e duarve.

Nga ana tjetër, “humbësit”, Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa, përfaqësuesit e Lulzim Bashës, qëndronin kokulur në sallë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos