Nga 600 në 15 persona, fshati, që banorët ia “dorëzuan natyrës“, më i riu 58-vjeç

Nga A2 CNN
23 Maj 2024, 15:00 | Sociale

Fshati Çrrilë, pjesë e Bashkisë së Mallakastrës është në prag të shpopullimit total. Me ndërtesa të rrënuara që dikur kryenin funksione të ndryshme, në këtë fshat duket se fuqinë e ka marrë natyra, e cila sado që është e bukur, sjell trishtim kur mbulon zona dikur të banuara nga qindra persona.

Edhe rruga që të çon drejt këtij fshati ka nisur të gjelbërohet nga mungesa e lëvizjeve. Më i riu nga ata pak banorë që kanë mbetur në Çrrilë, është Bedri Hasanaj, 58 vjeç.

Ndërsa 14 personat e tjerë që plotësojnë numrin e 15 banorëve që vijojnë jetojnë ende këtu, janë pensionistë. Janë pikërisht këta pensionistë që të tregojnë sesi ka qenë ky fshat, për të kuptuar më mirë atë se çfarë ka shkaktuar shpopullimi.

Ndërsa më i riu i fshatit mban mend akoma numrin e pemëve frutorë që kultivonin në këtë fshat.

Nuk do edhe shumë kohë, që fshati Çrrilë, t’i dorëzohet i gjithi dorës së natyrës, e cilado të bëjë punën e saj siç ka filluar ta bëjë, në mungesë të banorëve të dikurshëm.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos