“T'u mësojmë të përfitojnë”, rrjetet sociale po shërbejnë si arenë e konflikteve mes të rinjve

Nga A2 CNN
27 Maj 2023, 13:54 | Sociale
“T'u mësojmë të përfitojnë”, rrjetet

Konflikte për motive banale që zhvillohen edhe më tej në rrjete sociale po kthehen në ngjarje kriminale. Veçanërisht te të rinjtë, po vihet re shtim i gjuhës së urrejtjes.

Do të duhet të ishin mjedisi virtual që bashkon njerëzit, por rrjetet sociale po kthehen në arena të konflikteve, veçanërisht mes të rinjve. Në Facebook, Instagram apo Tik-Tok, ashtu siç ndodhi me vrasjen e 15-vjeçarit në Gramsh, zënka për motive banale kthehen në ngjarje kriminale.

“Dhe shumë nga problematikat ose nga situatës e dhunës, konfliktet që hasim sot mes të rinjve duket sikur lidhen me ambientin digjital, me rrjetet sociale kryesisht”, thotë Diana Kanaj nga World Vision Albania.

Në një kohë që gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale sa vjen e po shtohet, World Vision, një nga organizatat me fokus fëmijët ka ndërmarrë  nismën "Say it digital" si pjesë e programit të rinisë, për të edukuar të rinjtë, që t’i përdorin rrjetet sociale për të përfituar dhe jo zhvilluar konflikte.

“Nëpërmjet “Say it” ne po përpiqemi t’i tregojmë të rinjve se si të përdorin rrjetet sociale për përfitimet e tyre. Për të ngritur zërin e tyre”, thotë Kabaj.

Të dhënat nga Prokuroria e Përgjithshme tregojnë se vitin e shkuar u raportuan 32 ngjarje kriminale ku u përfshinë të rinj, zanafillë e të cilave ishin zënkat në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos