Milot Rashica rikthehet të luajë në elitën e futbollit turk por këtë herë jo si futbollist i Gallatasarajt. Rashica është futbollisti më i ri i Beshiktashit.
Lojtari mbërriti në orët e para të mëngjesit në Stamboll ku disa tifozë të skuadrës kishin dalë për ta përshëndetur. Siç raportohet, negocitat mes klubit turk dhe Norwich, ekipi që e kishte në pronësi futbollistin dardan, kishin kohë që kishin nisur ndërsa gjithçka u zyrtarizua.
Milot Rashica ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me ekipin turk dhe është transferuar tek ekipin bardhezi për 5 milionë euro.
Sezonin e kaluar, Rashica ishte huazuar te Galatasaray, prej ekipit anglez Norwich City.
Në supërligën turke ai luajti një sezon fantastik ku në fund arriti të fitojë edhe titullin e kampion. Rashica u aktivizua në 26 ndeshje ku shënoi 4 gola dhe dhuroi 6 assist. (A2 Televizion)