10 fëmijët e Elon Musk nuk do jenë aspak të lumtur pas deklaratës së “njeriut më të pasur në botë”

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 12:50 | Lifestyle
10 fëmijët e Elon Musk nuk do jenë aspak të lumtur pas

Miliarderi Elon Musk ka deklaruar se nuk do t'i bëjë automatikisht fëmijët e tij aksionarë në kompanitë që zotëron thjesht sepse janë pasardhës të tij. Në vend të kësaj, Elon thotë se ata do duhet të punojnë fort, nëse është ajo që duan.

“Sigurisht që nuk e kam mendjen që t’u jap fëmijëve të mi automatikisht disa aksione të kompanive, edhe nëse ata nuk kanë interes, prirje apo aftësi për të drejtuar kompaninë”, shpjegoi Elon. "Unë mendoj se kjo është e gabuar."

Në përgjithësi, tha Elon, drejtuesit që lënë aksionet e kompanisë, familjes së tyre thjesht për shkak të lidhjeve farefisnore janë problematike, veçanërisht kur personit i mungon pasioni ose aftësitë për të marrë përsipër përgjegjësinë.

Në vend të kësaj, Elon mbrojti një "qasje meritash" që shpërblen njerëzit brenda kompanisë që tregojnë iniciativë, pavarësisht nëse kanë lidhje gjaku apo jo.

Elon ka një vlerë neto të raportuar prej 234.3 miliardë dollarësh dhe është pas një morie kompanish duke përfshirë SpaceX, PayPal, Tesla dhe Neuralink. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos