Doktori shpjegon pse nuk duhet të thithim barkun: A ia vlen për një foto sindroma e orës së rërës?

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 11:19 | Lifestyle
Doktori shpjegon pse nuk duhet të thithim barkun: A ia vlen për

Të gjithëve na ka ndodhur që për të bërë një foto dhe prej dëshirës për t’u dukur perfekte, të kemi thithur barkun. Mirëpo, a e dini se kjo është gabim? Adam Taylor, profesor dhe drejtor i Qendrës Klinike të Mësimit të Anatomisë, Universiteti Lancaster, shpjegoi se ky zakon i veçantë mund të krijojë çekuilibër abdominal.

"Kjo mund të çojë në një gjendje të quajtur "sindroma e orës së rërës" - një ndryshim i dëmshëm në strukturën e murit të barkut, i cili mund të shkaktojë formimin e një palosje të dukshme në mes të saj. Jo vetëm kaq, por ky ndryshim mund të ketë edhe një efekt negativ në organet e brendshme dhe pjesët e tjera të trupit nëse nuk trajtohet”, shpjegon ai.

Taylor gjithashtu shpjegoi se kjo mund të çojë në ndryshime në aftësinë e frymëmarrjes, megjithëse shtoi duhet bërë më shumë kërkime mbi këtë temë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos