Vriten me armë 2 persona në Kavajë

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 19:06 | Kronikë

Sipas të dhënave paraprake në këtë ngjarje të rëndë kanë humbur jetën shtetasit Altin Rexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit ku pas konfliktit Rexha ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë, ndërkohë që Gosa një thikë dhe janë përleshur me njëri-tjetrin deri sa kanë marrë plagë vdekjeprurëse.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Kavajë/Informacion paraprak: Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.”, njofton Policia e Kavajës.

https://a2news.com/2023/03/29/njeri-qelloi-me-thike-tjetri-me-pistolete-kush-jane-dy-viktimat-e-tragjedise-ne-kavaje/
https://a2news.com/2023/03/29/vrasja-e-dy-personave-ne-kavaje-policia-jep-detaje/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli