Pjesëtar i një grupi kriminal, i sekuestrohen 2 apartamente dhe 1 automjet 46-vjeçarit në Lezhë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2023, 13:29 | Kronikë
Pjesëtar i një grupi kriminal, i sekuestrohen 2 apartamente dhe 1

Një 46-vjecari që dyshohet të jetë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në Lezhë i janë sekuestruar 2 apartamente dhe 1 automjet.

Njoftohet se specialistët e Njësisë “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DPPSH, në kuadër të një procedimi pasuror, kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka vendosur sekuestrimin e pasurive të Flori Palit, 46 vjeç, banues në fshatin Ungrej, Lezhë.

46-vjeçari Pali është në hetim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024