ERE “bën prapakthehu”, nuk aplikohet fasha 800 kwh për tetorin

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 14:50 | Aktualitet
ERE “bën prapakthehu”, nuk aplikohet fasha 800 kwh për

Në hapat e qeverisë, me të njëjtat argumente, Enti Rregullator i Energjisë (ERE) vendosi të shtyjë vendimin për të aplikuar një çmim prej 42 lekësh për konsumin mbi 800 kilovatorë, i cili ishte parashikuar të hynte në fuqi këtë muaj.

Ndërkohë, përfaqësues të entit bënë me dije se çmimet do të jenë objekt rishikimi në vazhdimësi, për të pasqyruar çdo ndryshim që ndodh, qoftë në aspektin e situatës hidrike, ashtu edhe për çmimet në bursa. 

https://a2news.com/2022/10/05/ata-vendosin-cmimin-qeveria-nese-do-te-aplikohet-balluku-shpjegon-vendimin-e-ere-per-miratimin-e-fashes-800-kwh/

Vendimi nuk kënaqi deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila ishte e pranishme në mbledhjen e Bordit: “Unë i kërkova bordit që të zbatojë funksionin e tij kushtetues dhe të pezullojë vendimin, që të mos i lëmë qytetarët shqiptarë që të presin me shpresë që të dalë kryeministri në televizor që të thotë se nuk do të rritet edhe këtë muaj çmimi i energjisë elektrike”.

https://a2news.com/2022/10/07/shtrenjtimi-i-energjise-edhe-kryeministri-nis-kursimin-me-panele-ne-tarrace/

Nëse fasha 800 kilovatorë energji do të vihet në fuqi, janë rreth 71 000 familje që do të paguajnë 4-fish më shumë për konsumin mbi të.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos