“Koalicioni mbetet opsion i dytë”, Baçi: Ne do të regjistrohemi në KQZ si PD, Celibashi të ngrihet në lartësinë e detyrës

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 21:01 | Politikë
“Koalicioni mbetet opsion i dytë”, Baçi: Ne do të

Regjistrimi me koalicion në zgjedhjet e 14 majit mbetet një opsion i dytë, pasi opsioni i parë është regjistrimi i Rithemelimit si PD në KQZ. Kështu u shpreh deputeti demokrat, Luan Baçi, në studion e Debatit në A2 CNN, sipas të cilit Gjykata e Apelit nuk ka kthyer vulën, por ka rikthyer çështjen për rishqyrtim, ndërsa e cilësoi vendimin e gjyqtarëve një njollë turpi në historinë e gjykatave në vend. Ai theksoi se Rithemelimi do të ndjekë të gjitha shkallët e gjyqësorit për këtë çështje, pasi sipas tij gjykatat janë të kapura nga Rama.

“Me koalicion është opsioni i dytë, por ne i jemi drejtuar KQZ për t’u regjistruar si PD. Vendimi Gjykatës së Apelit nuk ka bërë kthim të vulës, por ka rikthyer çështjen për rishqyrtim në shkallën e parë. PD do bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, në Gjykatën Kushtetuese dhe të Strasburgut jemi të bindur që gjykatat janë të kapura nga Rama, por është e detyrueshme për të kaluar të gjitha shkallët e gjyqësorit. Nuk e pengon asgjë KQZ-në që të regjistrojnë PD dhe beteja në gjyqësor vazhdon. Kur të zbardhet vendimi do të shohim çfarë problemesh ka parë që e ka rikthyer në shkallën e parë.  Celibashi kishte të drejtë gjykata duhet të shprehej me formën e prerë”.

Duke qenë se barra e përgjegjësisë tashmë bie mbi kreun e KQZ-së, Baçi i bëri thirrje kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe t’i hapë rrugë pluralizmit në Shqipëri.

“Celibashi ka parë dokumentacionin nga PD dhe faktet kokëforta. Tani që ka në tavolinë dokumentacionin e PD. I gjithë opinioni e dënon. Madje edhe socialistë. Kjo që bëhet është e dëmshme dhe për PS, se Rama nuk do opozitë. Rama ua ka mbyllur gojën edhe të vetëve. Celibashi duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe t’i hapë rrugë pluralizmit në Shqipëri dhe përballjes në 14 maj kandidatëve të ligjshëm. Se nuk mund të përballet Veliaj me një kandidat që ende nuk ka dalë. Duhen kandidatët e PD përballë. Nëse Celibashi ka vendosur të regjistrojë partinë e Alibashës atëherë PD nuk do ta lërë fushën e lirë. Qëllimi i Ramës është që të përsërisë 2019-ën. Ne shpresojmë, por kemi edhe rezervën tjetër për t’u regjistruar në koalicion, plus që po bëjmë edhe ankimimet. Celibashi duhet ta shohë mirë këtë punë ai është një nga më të mirët që kemi dhe do ta marrë vendimin që të regjistrojë PD. Ata nuk kanë të drejtë”.

Gazetari Mentor Kikia shikon rritje të tensioneve politike pas vendimit të gjykatës së Apelit. Sipas tij gjyqtarët kanë dëmtuar KQZ-në duke mos marrë përgjegjësi.

“Opozita nuk mund të jetë peng i gjykatës. Nuk patën kurajon si njerëz të drejtësisë dhe të merrnin një vendim dhe t’i dilnin zot një vendimit. Kurse KQZ, është i atakueshëm politikisht  gjithë këtë barrë do të duhet ta marrë përsipër KQZ. Në këto kushte tensionet politike do të shtohen. Nuk është mirë të futemi në zgjedhje duke patur shënjestër të parë KQZ. Ky është dëmi që Gjyqtarët e Apelit i kanë bërë KQZ. Por ishte përpjekje për të mos marrë përgjegjësi dhe për të fshehur dhe bën atë që nuk duhet të bënin një gjykatës duhet të jetë trim, kjo është çështje ndjeshme dhe gjykatësit duhet të kenë kurajon të marrin vendime”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli