Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 75%
  • Ndikimi i shoqërisë 13%

“Kosova dhe Serbia të zbusin tensionet”, senatorët amerikanë: Dështimi rrezikon marrëdhëniet me SHBA

Nga A2 CNN
8 Qershor 2023, 10:57 | Kosova
“Kosova dhe Serbia të zbusin tensionet”, senatorët

Një grup senatorësh amerikanë të udhëhequr nga senatorja Jeanne Shaheen, i bënë thirrje të mërkurën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, të punojnë për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Senatorët paralajmëruan se dështimi për të bërë një gjë të tillë do të dëmtonte marrëdhëniet e të dyja vendeve me Shtetet e Bashkuara.

“Si ligjvënës amerikanë, përtej linjave partiake, jemi gjithnjë e më të shqetësuar me situatën e brishtë të sigurisë në veri të Kosovës. Kryeministri Kurti ashtu edhe presidenti Vuçiç duhet t'i dëgjojnë menjëherë thirrjet ndërkombëtare për të shtensionuar situatën, për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet vendore në veri dhe për t'u angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit duke themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”, thuhet në deklaratën e senatorëve amerikanë.

Në dekalaratën e përbashkët të senatorëve, Shaheen Chris Murphy, Chris Van Hollen,Ben Cardin, Thom Tillis dhe Pete Rickett u bëhet thirrje liderëve në të dyja vendet, të zgjedhin paqen, përparimin dhe sigurinë e qytetarëve të tyre.

“Dështimi për të ulur tensionet do të shkaktonte veprime me pasoja nga perëndimi, i cili ka punuar me zell për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në rrugë përpara, dhe po rrezikon pa nevojë të dobësojë marrëdhëniet tona dypalëshe. Kjo nuk është në interesin e askujt. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë në mirëbesim me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të gjetur një zgjidhje pa vonesë”, vijon deklarata e senatorëve amerikanë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë paraqitur tri kërkesa për zgjidhjen e krizës; uljen e tensioneve në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe kthimi në tryezën e bisedimeve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli