Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Vuçiç do të takojë serbët në Veri, paralajmëron zgjedhje të parakohshme mes protestave masive

Nga A2 CNN
8 Qershor 2023, 09:53 | Kosova
Vuçiç do të takojë serbët në Veri,

Në fjalimin e lajmëruar të mërkurën mbrëma, presidenti serb, Aleksander Vuçiç, u ndal shkurtimisht te çështja e Kosovës dhe më shumë tek kriza e brendshme politike.

Në krah të kryeministres Ana Bërnabiç, ai njoftoi se nga datat 9 deri më 12 qershor do të zhvillojë bisedime me serbët e Kosovës, teksa tensionet në veri vazhdojnë.

Vuçiç, falënderoi serbët në Veri që siç tha, po luftojnë për të drejtat e tyre.

“Dua t’i falënderoj ata që po luftojnë për të drejtat e tyre në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme. Është e rëndësishme që të mbahet paqja dhe të bisedohet me të gjithë.”

Njoftimi i Vuçiç për bisedime me serbët në Kosovë, vjen pas vizitës së të dërguarve të posaçëm të SHBA-së dhe BE-së, Escobar dhe Lajçak, të cilët i kërkuan presidentit serb të ndikojë tek ky komunitet për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e reja që mund të mbahen në veri.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt, por serbët kanë vendosur si kusht për pjesëmarrjen, tërheqjen e policisë së Kosovës dhe krijimin e asociacionit. Konferenca e përbashkët me Brnabiç u mbajt në mesin e një proteste antiqeveritare që ka përshirë Serbinë, pas sulmeve masive me armë zjarri.

Kryeministrja tha se është e gatshme të japë dorëheqjen. Sakaq, Vuçiç deklaroi se është e sigurt që do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se pyetja e vetme është se kur do të mbahen ato.

Protestuesit e opozitës kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe heqjen e licencave të transmetimit për rrjetet televizive të cilat, thonë ata, promovojnë dhunën dhe lavdërojnë figurat e krimit.

Një protestë e re është planifikuar për të premten, në atë që po bëhet një sfidë gjithnjë e më serioze për presidentin Vuçiç, ndoshta më e madhja me të cilën ai është përballur që nga ardhja në pushtet 11 vjet më parë.

A2 CNN Livestream

A2 Business