Lefter Maliqi publikon videon: Njerëzit e PS po blejnë vota në Kuçovë!

Nga A2 CNN
13 Maj 2023, 21:58 | Politikë
Lefter Maliqi publikon videon: Njerëzit e PS po blejnë vota në

Lefter Maliqi ka publikuar në rrjetin e tij social edhe një video në të cilën denoncon Pëllumb Salillarin se po kërkon të blejë vota në Kuçovë.

Në videon e publikuar, Maliqi thotë se, nesër të gjithë ata që po përpiqen të blejnë vota, do marrin përgjigjen e merituar nga qytetarët, nga Lumasi në Kozare, nga Perondia dhe qyteti i Kuçovës.

Ndërkohë, ai i bëri thirrje SPAK që të reagojë dhe të nis hetimet në lidhje me këtë rast.

“Oligarku Pëllumb Salillari është zhvendosur në Kuçovë dhe sot në diten e heshtjes zgjedhore ka dalë të blejë vota. Të tmerruar nga humbja e thellë që i pret nesër Çuçi ka angazhuar dhe patericën Salillari me shpresë se keshtu do e ndryshoj rezultatin. I them Çuçit dhe Salillarit le ta zbrazin qesen siç kanë bërë këtë nje muaj në Kuçovë dhe fshatrat përreth duke mbeshtetur një kufomë politike si Kreshnik Hajdari. Nesër do marrin përgjigjen e merituar nga qytetarët, nga Lumasi në Kozare, nga Perondia dhe qyteti i Kuçovës. Ku është SPAKU që duhet t’a procedonte dhe arrestonte këtë kriminel elektoral?!! Ne i kemi provat të gjitha të qendisura dhe do i paraqesim aty ku duhet nga e hëna e në vazhdim. Fitoren nuk mund t’a ndalë një njeri i përfshirë në afera korruptive dhe që i pi gjakun këtij populli bashkë me “Rilindjen”. Nesër Kuçova do i tregoj vendin ish-fatorinos së autobuzave Pëllumb Kreshnik Salillarit! Jemi të gjithë në këmbë! Të gjithë në patrullime!”, thotë në reagimin e tij kandidati i opozitës për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/13/shenohen-tensionet-e-para-zgjedhore-i-perfshire-lefter-maliqi-dhe-kater-persona-te-tjere/
https://a2news.com/2023/05/13/lefter-maliqi-nxjerr-njerezit-ne-rruge-bashke-per-te-ndaluar-cdo-perpjekje-per-blerje-votash/

A2 CNN Livestream

Latest Videos