Lumenjtë e lavës përmbytin ishullin

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 11:28 | Fotolajme

Lumenjtë e lavës kanë përmbytur ishullin në Havai, aty ku prej së hënës është riaktivizuar vullkani më i madh në botë Mauna Loa.

Me qindra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa shumë kureshtarë janë afruar në zona të rrezikshme, vetëm për të parë nga afër shpërthimin e lavës.

Shpërthimi i vullkanit pas 38 vjetësh është paralajmëruar nga dhjetëra tërmete të regjistruara më herët, disa prej të cilëve me magnitudë deri në 4 ballë.

Ishulli në Havai ku ndodhet vullkani është i banuar nga rreth 200 mijë persona. Ai është edhe shtëpia e disa personazheve të famshëm si komediania Roseanne Barr apo edhe të aktorit fitues të Çmimit Oscar Mattheë McConaughey, i cili bleu shtëpinë për 7,85 milionë dollarë në vitin 2021 edhe pse pjesën më të madhe të kohës e kalon në Teksas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos