“Nisma e qeverisë për studentët e mjekësisë, në linjë me VKM-në për privatizimin e universiteteve publike”

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 23:28 | Aktualitet
“Nisma e qeverisë për studentët e mjekësisë,

Ilir Alimehmeti theksoi se vendimi i qeverisë për të mbajtur studentët e mjekësisë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të specializimit duket se shkon në linjë me VKM-në e miratuar në 23 nëntor 2022 që shkon drejt privatizimit të universiteteve publike.

“Është shumë e qartë që kjo nuk bëhet për shëndetin e popullatës, përndryshe do të kishte pagash të kënaqshme, që mjekët të qëndronin vetë”, tha Alimehmeti në një lidhje direkte me studion e “Ditarit”, në A2 CNN.

Kur u pyet nëse këta studentë kanë apo jo detyrime ndaj shtetit që i arsimon, Alimehmeti u përgjigj: “Të gjithë paguajmë taksa, kjo ndodh për çfarëdolloj universiteti publik. Siç po themi për mjekët, këtë gjë mund ta shtrijmë edhe te infermierët; teknikët e imazherisë, mamitë, pastaj te ekonomistët... Kjo hap një precedent tepër të rrezikshëm, është kundër parimit të Evropës së bashkuar dhe tregut të lirë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos