Pas Elbasanit, Vorës dhe Kamzës, Partia Socialiste merr edhe bashkinë e katërt

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 01:07 | Politikë
Pas Elbasanit, Vorës dhe Kamzës, Partia Socialiste merr edhe

Pas rezultateve të para që dolën në Elbasan, Vorë dhe Kamzë, aty ku votimi ishte elektronik dhe kandidatët e majtë shpallën fitoren, në një tjetër bashki procesi i numërimit ka shkuar drejt mbylljes.

Është fjala për bashkinë e vogël të Pustecit, aty ku nga 8 kuti, janë numëruar votat e 7 prej tyre dhe deri tani, kandidati i majtë Pali Kolefski ka marrë 1184 vota, nga 673 që ka marrë kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Pandi Jani.

Kjo diferencë votash është aq e madhe sa tashmë nuk pritet të ketë surpriza për fituesin me votat e kutisë së fundit.

Këtu mund të ndiqni rezultatet në kohë reale në të gjitha bashkitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos