Portreti i një kali deti, dueli grerëz-merimangë dhe majmuni “hundartë”, imazhe mahnitëse nga jeta e egër në mbarë botën  

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 09:55 | Fotolajme

Një ari polar, dy dhelpra të kuqe dhe majmunët me hundë të artë, janë vetëm disa nga imazhet e përzgjedhura për çmimin “Wildlife Photographer of the Year”. Fotot që paraqesin momente të jashtëzakonshme të natyrës dhe jetës së egër nga e gjithë bota, u ekspozuan në Muzeun e Historisë Natyrore të Londrës.

Përmes fotografisë, muzeu shpreson të frymëzojë njerëzit që të ndërgjegjësohen për mbrojtjen e natyrës dhe planetit. Nga 38.575 fotografi që aplikuan për të qenë pjesë e garës, u vu re se shumë prej tyre nxirrnin në pah rrezikun e zhdukjes së jetës së egër, si pasojë e shpyllëzimeve, ndotjeve apo edhe ngrohjes globale.

https://a2news.com/2022/10/29/imazhe-mahnitese-nga-jeta-e-eger-ne-afrike/

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024