Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ostren të Bulqizës, ku dy persona gjenden në spital pasi janë asfiksuar në një shpellë në malin e Klenjës.
Sipas forcave të rendit, shtetasit me inicialet A.T. dhe N.T., gjenden aty për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm, që për shkak të ngricave kishte pësuar defekt.
Për të punuar në thellësi, sipas burimev personat po punonin me një gjenerator me naftë, një gabim që mund ta paguanin shtrenjtë pasi filluan të shfaqnin shenja të asfiksisë.
Fatmirësisht personat janë shpëtuar dhe ndodhen tashmë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)