Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas shpërthimit që ka dëmtuar kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Ai e ka cilësuar këtë si një akt terrorist, duke e quajtur një sulm ndaj një infrastrukture kritike, shkruan A2 CNN.
“Pas lajmërimeve Policia ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe është parë se si rezultat i një akti terrorist, një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, e cilësuar si infrastrukturë kritike, është dëmtuar”, ka thënë Sveçla nga vendi i ngjarjes, ku ishte së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën.
"Nuk po flasim për armë të vogla. Po flasim për eksplozivë, që nuk është e lehtë të gjenden në tregun e zi. Kjo patjetër që vjen nga rezervat e eksplozivit të Serbisë”, ka thënë më tej Sveçla. (A2 Televizion)