Rekordi i radhës, që pritet të thyejë Cristiano Ronaldo nëse del sot në fushë me Portugalinë

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 08:46 | Futboll

Portugalia do të presë sot Lihtenshtajnin në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit UEFA 2024.

Superylli 38-vjeçar Ronaldo, nëse i jepet mundësia të luajë kundër Lihtenshtajnit, do të hyjë në histori duke rrëmbyer i vetëm titullin e lojtarit që ka luajtur më shumë ndeshje ndërkombëtare, duke arritur në total 197 të tilla me Kombëtaren.

Ronaldo e ndan këtë rekord me golashënuesin më të mirë të Kuvajtit, Bader Al-Mutawa me 196 herë.

Ronaldo bëri debutimin e tij për kombëtaren portugeze në një ndeshje miqësore kundër Kazakistanit në vitin 2003.

Futbollisti yll mban titullin "Lojtari që ka shënuar më shumë gola në fanellën e kombëtares", me 118 gola në 196 ndeshje që ka luajtur që atëherë.

Në shtatorin e kaluar, Ronaldo kaloi Ali Daein për t'u bërë “i zoti” i rekordit për më shumë gola të shënuar nga një lojtar i kombëtares me 109 gola. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/10/tifozet-brohorasin-emrin-e-messit-terbohet-ronaldo-shikoni-veprimin-e-tij-antisportiv/
https://a2news.com/2023/02/24/cristiano-ronaldo-shkel-rregullat-hipen-makinen-ne-trotuar-per-te-shmangur-trafikun/
https://a2news.com/2023/02/26/qeni-meksikan-ishte-me-njeri-se-ju-spikeri-famshem-turk-shperthen-ndaj-ronaldos-as-caj-nuk-do-te-pish-me-ne-turqi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos