“Billa” investon në qytetin e Lushnjes, duke hapur ekspozitën më të madhe në jug të vendit. Nëntori i këtij viti shënon përvjetorin e 16-të për distributorin më të madh në vend për pllaka, parkete, hidrosanitare dhe mobilie.
“Billa” feston ditëlindjen duke hapur në qytetin e Lushnjes showroom-in e ri.
Ky është dhe një ndër investimet më të mëdha në këtë rajon në vitet e fundit. Organizimi i kësaj ekspozite ofron jo vetëm mundësi të reja punësimi në zonë, por edhe lehtësi e mundësi zgjedhje shumë herë më të lartë për gjithë klientët në jug të vendit.
Këto ditë festive për kompaninë “Billa” do të shoqërohen në gjithë vendin me ofertën më fantastike të 16 viteve të fundit. Për 10 ditë, nga data 16-25 nëntor çmimet e të gjitha produkteve do jenë si kurrë më parë, në të gjitha showroom-et “Billa”.
Viti 2023 vazhdon të jetë një vit tjetër i suksesshëm për kompaninë “Billa”, e cila shikon rritje të pandalshme brenda vendit, por dhe jashtë kufijve të tij.
Në sajë të zhvillimit të degëve të distribucionit e showroom-eve në Belgjikë e Spanjë, kjo kompani zgjeron çdo ditë e më tepër kanalin e saj të shitjeve në tregun evropian dhe atë global. (A2 Televizion)