Aktivitet kriminal jashtë Shqipërisë, sekuestrohen pasuritë e fierakut

Nga A2 CNN
13 Qershor 2024, 10:27 | Kronikë

Aktivitet kriminal jashtë Shqipërisë, sekuestrohen pasuritë

Policia e Shtetit, në zbatim të vendimit të Gjykatës ka sekuestruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të një shtetasi i cili dyshohet se i kishte krijuar nga aktiviteti kriminal.

Në kuadër të operacionit “Real estate” u vendos sekuestro preventive mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme  të shtetasit A. M., 36 vjeç.  

Ky shtetas dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.     

Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë: 

•2 sipërfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;

•3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;

•njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;

•njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier; 

•njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;

•apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;

•1 vendparkim  në Tiranë; 

•12 automjete; 

•2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.  

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri