Demokratët nisin festën në seli, plasin fishekzjarrë, Berisha në “arrest shtëpie”

Nga A2 CNN
11 Qershor 2024, 13:45 | Politikë

“O moj Serbi, murin ta prisha, se mu më thonë Sali Berisha”, me këto vargje të kënduara nga Fatmira Breçani dedikuar ish-kryeministrit, demokratët kanë nisur festën.

Në selinë e Partisë Demokratike, tashmë janë mbledhur dhjetëra demokratë të cilët me 2 gishtat lart, i gëzohen vendimit të Gjykatës së Apelit, që i mori vulën Lulzim Bashës dhe ia dha Sali Berishës.

Nuk kanë munguar as fishekzjarrët në momentin që u dha vendimi.

Tashmë, kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend është Sali Berisha, ndonëse ky i fundit tashmë nuk mund të bëhet pjesë e festës për shkak se ndodhet në “Arrest shtëpie” me akuzën për sa i takon aferës së ish-klubit sportiv “Partizani”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos