“Vëllain e kam në Tiranë!”, Rama "kunjë" Kurtit nga Prishtina teksa i dhurohet "Çelësi i Qytetit"

Nga A2 CNN
10 Qershor 2024, 20:38 | Politikë

Gazetarët në Prishtinë nuk e kanë lënë pa ngacmuar kryeministrin Edi Rama për raportin e tij të ngrirë me homologun kosovar Albin Kurti, duke e pyetur sesi do të rregullohen marrëdhëniet me “vëllain e vogël”.

“Vëllain e kam në Tiranë, Olsi Rama”, iu përgjigj jo me më pak ironi shefi i qeverisë shqiptare pyetjes, pasi iu dhurua “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Vëllain e vogël e kam në Tiranë dhe është drejtor i klubit Partizani, Olsi Rama. Se ma bëtë pyetjen me shpresën se do më fusni në kurth, por jam mësuar me këto kurthe kështu unë. Nuk është çështje personash, është çështje qasjeje. Është çështje e ndarjes së interesit kombëtar nga interesat partiake dhe interesat e brendshme politike. Sepse unë besoj se kur Shqipëria dhe Kosova dalin jashtë kufijve nëpërmjet të zgjedhurve të tyre, ato janë një. Në kuptimin që, Shqipëria është shteti i shqiptarëve. Kosova është shteti i shqiptarëve të Kosovës dhe i pakicave, që të mos na thonë se po bëjmë ndonjë provokacja. Edhe brenda pastaj gjërat mund të diskutohen por interesi kombëtar është ai që përcakton politikën e jashtme dhe mbi të cilin përcaktohet mënyra sesi të tjerët na shohin”, tha kreu i ekzekutivit të Tiranës.

Në konferencë për media, Rama u pyet edhe për një mbledhje të mundshme mes dy qeverive, gjë për të cilën Albin Kurti në një intervistë për “Debati” në A2CNN insistoi se duhet të realizohej më shpesh. Ai përmendi grupin e unitetit për politikë të jashtme, teksa theksoi se duhet të ketë ndarje të interesit kombëtar nga ato partiake.

Nuk ka plan për një mbledhje”, u përgjigj Rama shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos