Zgjedhjet në PE, Berisha: Fitorja e partive të qendrës së djathtë, me rëndësi historike për Shqipërinë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2024, 20:28 | Politikë

Zgjedhjet në PE, Berisha: Fitorja e partive të qendrës së

Partia Popullore Evropiane ka dalë fituese në zgjedhjet për Parlamentin Europian, ku nga rezultatet paraprake, duket se ka fituar 186 ulëse, 10 ulëse më shumë se në zgjedhjet e kaluara në 2019.

Dhe, kjo fitore e partive të qendrës së djathtë, sipas kreut të “Rithemelimit” ka një rëndësi historike për Shqipërinë e të ardhmen e saj.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, dje ishte një ditë e madhe për Europën. Forcat e qendrës së djathtë dhe të djathta triumfuan në mbarë Europën. Sot, Partia Popullore Europiane u votëbesua nga qytetarët europianë për të mbajtur timonin e BE-së. Qendra e djathtë evropiane doli dje nga zgjedhjet jo vetëm duke mbajtur pozicionet, por përkundrazi me një rritje të ndjeshme të përfaqësuesve të saj,” tha Sali Berisha nga dritarja e banesës së tij pasditen e së hënës.

Më tej Berisha u kthye te çështjet e brendshme të vendit duke theksuar se askush nuk mund ta pengojë PD-në për, siç u shpreh ai, të përmbysur qeverinë Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos