Aty ku natyra "mund" teknologjinë! Fëmijët e fshatit më mirë me shikimin se moshatarët në qytet

Nga Ornela Joti
23 Maj 2024, 15:10 | Sociale

Jeta në fshat ka avantazhet e veta e sidomos kur bëhet fjalë përshëndetin. Mjekët okulistë  në kryeqytet kanë konstatuar se fëmijët e zonave rurale nuk kanë problemet e shikimit që vuajnë sot fëmijët e qytetit.

Në vitin e trete të programit për kontrollin e  syve tek nxënësit e shkollave 9-vjecare, okulistët  tregojnë se shqetësimet e hasura tek fëmijët e qytetit janë disafish më të larta se  moshatarët e tyre në fshat.

Miopia, strabizimi dhe syri dembel janë problemet më të shpeshta të shikimit te fëmijët. Sipas mjekëve kjo vjen për shkak të stilit të jetës në qytet, qëndrimit të fëmijëve mbyllur në shtëpi dhe më orë të tëra para pajisjeve eletronike. Këtë vit arsimor në shkollat e Tiranës janë kryer afro 20mije depistime për shikimin, ku mbi 2500 fëmijë rezultuan më probleme dhe ju rekomandua ndjekja tek mjeku specialist.

Veçanërisht pas pandemisë  edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar  rritje të problemeve me shikimin thuajse në të gjitha grup-moshat në mbarë botën. Madje sipas parashikimeve të OBSH, në 2050 gjysma e popullsisë së botës do të jetë miope. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos