Ka nisur numërimi i votave edhe në Bashkinë e Madhe të Shkodrës. Deri në orën 01:46 janë numëruar votat e dy kutive të para.
Deri tani rezultati është surprizë, edhe pse është shumë herët. Kandidati socialist Benet Beci është duke udhëhequr. Në dy kutitë e para, ai ka arritur të marrë 285 vota. Ndërkohë, Bardh Spahia nga koalicioni Bashkë Fitojmë ka arritur të marrë 181 vota.
Në këtë bashki janë për tu numëruar në total votat e 247 kutive.
Këtu mund të ndiqni rezultatet në kohë reale në të gjitha bashkitë. (A2 Televizion)