Flakadanë dhe barrikada, demokratët bllokojnë fjalimet por jo votimin, Berisha e quan grevë

Nga Ervin Koçi
2 Nëntor 2023, 15:12 | Politikë



Socialistët gjetën një surprizë të pakëndshme kur u futën në sallën e seancave plenare.  Qëndresa opozitare për të mos lejuar zhvillimin e seancave normale sa kohë shumica nuk miraton kërkesat e saj, bëri që salla e debateve parlamentare të bllokohej nga barrikada e karrigeve, akt i cili hera-herës shkaktoi edhe përplasje fizike në sallë.

Këto ngjarje ndodhën kur zyrtarisht seanca plenare nuk kishte nisur ende. “Ky është një turp!”, tha Nikolla.

Jashtë sallës, socialisti Erion Braçe nuk i kurseu epitetet për kolegët opozitarë. Në mungesë të karrigeve socialistët gjetën zgjidhjen provizore për të qëndruar në këmbë, ndërsa ndezja e flakadanëve çoi në një tjetër përplasje mes gardës dhe demokratit Salianji.

Kjo situatë nuk e pengoi maxhorancën që të miratonte një nga një të gjitha pikat që ishin në rendin e ditës me një mesatare 1 minutë për projektligj. 

Aksionin Sali Berisha e quajti grevë të përkohshme, pjesë e një mosbindjeje civile që tha se do të vazhdojë.

Me mbylljen e punimeve të seancës plenare, deputetët u larguan nga salla dhe brenda saj u futën punonjësit e policisë së shtetit, ku pas Kryesisë së Kuvendit edhe aula parlamentare konsiderohet si vendngjarje për shkak të aksionit të opozitës. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos