Në letër ishte një ndeshje e lehtë, por në fushën e lojës nuk ka rezultuar aspak kështu sfida e kësaj të martë e vlefshme për Premier League ndaj Lutonit në transfertë për Arsenalin.
Topçinjtë arritën të marrin pikët e plota vetëm në minutën e 97 teksa Rice e vulosi rezultatin në 3-4.
Pjesa e parë u mbyll 1-2 për Arsenalin, ndërsa vendasit nuk u dorëzuan në të dytën dhe morën avantazhin me anë të dy golave të shpejtë, por Havertz e çoi rezultatin në 3-3 në mesin e pjesës së dytë. Ndërkohë, goli i fitores u realizua me kokë në minutën e shtatë të shtesës me anë të Declan Rice.
Me këtë fitore, Arsenali shkëputet në krye të renditjes me 36 pikë, 5 më shumë se Liverpooli i vendit të dytë. (A2 Televizion)